KET, Shkarkoni Testin

Të gjithë ju që mezi prisni të njiheni më mirë me provimin e Universitetit të Cambridge-it, KET, keni tani mundësinë të shkarkoni një model zyrtar testi për të matur njohuritë tuaja. Siç ua kemi shpjeguar edhe më parë strukturën e Key English Test, KET ndahet në tre seksione: Listening, Reading & Writing dhe Speaking. Në fund të çdo seksioni në këtë model testi që do të shkarkoni më poshtë do të gjeni edhe përgjigjet e sakta. Nga përvoja ju këshillojmë që përgjigjet t’i shikoni vetëm pasi ta keni përfunduar të gjithë testin! 🙂
Shkarkojeni KËTU provimin KET!