Home
Informatikë
Kontabiliteti Alpha

Kontabiliteti Alpha

kontabiliteti alphaKontabiliteti Alpha është një program informatik, i cili shërben për menaxhimin e dokumentacionit kontabël dhe financiar. Programi shërben për biznese të vogla, por edhe të mëdha si: firma prodhuese, supermarkete, farmaci etj. Përdorimi i këtij program ka vështirësitë e veta, prandaj lind nevoja për trajnim pranë qëndrës tonë, ku ne mundohemi që ta thjeshtojmë sa më shumë për ju. Për të realizuar këtë, mësimi ndahet në disa pjesë, si më poshtë:

⇨ Pjesa e parë përfshin njohuritë themeltare të kontabilitetit. Analiza e pasqyrave bazë të kontabilitetit siç janë bilanci dhe llogaria e rezultatit. Për të marrë vendimet e duhura ndërmarrja (prodhimi, shërbimi, tregëtare, bujqësore) ka nevojë të vlerësojë në mënyrën e duhur gjëndjen e pasurisë dhe të detyrimit në një moment të dhënë, si dhe të vlerësoje efikasitetin e punës, pra sa aftësi ka të sjellë fitim.

⇨ Pjesa e dytë përfshin regjistrimin e llogarive në raport me parimet e kontabilitetit. Regjistimi i llogarive në formën T me parti dyfishe, kjo formë regjistrimi bazohet në parimin e rëndësishëm të kontabilitetit, “Asgjë nuk krijohet, asgjë nuk humbet por gjithçka transformohet.”

⇨ Pjesa e tretë përfshin organizimin e planit kontabël të përgjithshem. Duke parë me kujdes çdo klasë të planit.

Çdo pjesë shoqërohet me shëmbuj konkret ku ne zbatojmë cdo mësim që zhvillojmë sëbashku. Patjeter që shumë rëndësi ka që këto veprime t’i hedhim edhe në programin informatik Alpha. Ky program gjeneron në mënyrë automatike raportet financiare si Bilanci Kontabël, Pash, Cash Flow direkt dhe indirekt etj.

Gjatë kursit, mësojmë gjithashtu të regjistrojmë dhe raportojmë dokumenta të:

– Arkës & bankës
– Shitjeve & blerjeve
– Debitorëve & detyrimeve
– Klientëve & furnitorëve
– Magazinës & artikujve
– Prodhimit
– Ofertave & urdhërpagesave
– Punonjësve & listëpagesave
– Kontabilitetit & raportet financiare.

Në fund të këtij kursi ju do të jeni të përgatitur për të filluar një punë në çdo lloj ndërmarrjeje, apo do të jeni gati edhe për një perfromancë më të mirë e rezultate edhe më të larta në universitet.

Leave a Comment

*

*