Home
IELTS – Shkrimi

IELTS – Shkrimi

Numri i detyrave: 2
Kohëzgjatja: 60 minuta

Ky seksion përmban dy detyra dhe koha në dispozicion të tyre është 60 minuta. Sygjerohet të përdorni 20 minuta për detyrën e parë dhe 40 për të dytën. Rezultati i detyrës së dytë ka peshën më të madhe në vlerësimin përfundimtar duke qenë gati dy herë më e vlefshme sesa e para.

Detyra e Parë
Në detyrën e parë të Modulit Akademik të IELTS , ju duhet të shkruani një përmbledhje për grafikët, diagramet ose

tabelat me të dhëna të caktuara. Në këtë detyrë ju kërkohet të përzgjidhni dhe paraqitni në formën e një permbledhjeje karakteristikat kryesore të grafikëve, tabelave apo diagrameve. Gjithashtu mund të paraqitni ngjashmërite dhe ndryshimet, pra të bëni krahasime të dhënash atje ku është e nevojshme. Ju duhet të shkruani një përmbledhje prej te paktën 150 fjalësh.

 

Cilat aftësi testohen?

  • aftësia për të përshkruar informacionin në mënyrë objektive
  • aftësia për ta krahësuar dhe kontrastuar informacionin
  • aftësia për të përdorur terminologji specifike për grafikë.

Modulin e Përgjithshëm do t’ju kërkohet të shkruani një letër në të cilën është e nevojshme të përshkruhet problemi dhe zgjidhjet e mundshme të tij.

Çfarë testohet në këtë detyrë?

  • aftësia për të kryer korrespondencë personale
  • aftësia për të analizuar dhe mundësuar informacion të përgjithshëm
  • aftësia për të shprehur dëshirat, nevojat, preferencat, mendimet, ankesat tuaja etj.

Detyra e Dytë
Në të dyja modulet e IELTS-it, detyra e dytë është një ese. Do t’iu jepet një çështje, problem ose opinion i caktuar për ta diskutuar. Pra ajo çfarë iu kërkohet në këtë detyrë të dytë është të shkruani një nga llojet e eseve të mundshme, një ese ku të paraqitni opinionin tuaj, argumentuese ose një ese shkak-pasojë, ku të paraqitni shkaqet e një problemi të caktuar, pasojat dhe rekomandimet tuaja në lidhje me problemin.

Mund t’iu kërkohet të shkruani një ese ku të paraqisni avantazhet dhe disavantazhet e një teme të caktuar ose mund të diskutoni rreth një teme të caktuar duke e parë nga të dyja këndvështrimet dhe në fund të jepni mendimin tuaj.

Në secilën prej eseve iu kërkohet të jepni arsye pra të mbështesni mendimet tuaja duke përfshirë dhe shembuj specifik, asnjëherë përgjithësime. Ju duhet të shkruani së paku 250 fjalë.

Unë jam mësuese anglishteje prej vitit 2007 dhe drejtuese e qendrës së kurseve Smart Center prej po kaq kohësh. Gjatë këtyre viteve jam aftësuar në mësimdhënien e të gjitha grupmoshave dhe niveleve dhe jam veçanërisht e apasionuar për të mësuar studentët fillestarë të flasin anglisht në një kohë shumë të shkurtër.

Leave a Comment

*

*