Home
IELTS, Leximi Akademik

IELTS, Leximi Akademik

Në pjesën e Leximit, në versionin akademik, pjesëmarrësit në provimin e IELTS-it duhet të lexojnë tre tekste dhe t’i përgjigjen 40 pyetjeve (13-14 pyetje për tekst). Në variantin e provimit të përgjithshëm (IELTS General) tekstet janë më të thjeshtë dhe më të shkurtër sesa ato të versionit akademik. Për të bërë të gjitha detyrat e seksionit të leximit (seksioni në faqen zyrtare) ju keni 60 minuta kohë.

Në provim mund t’ju jepen fragmente nga libra, tregime, artikuj gazetash dhe tekste të tjera origjinale. Ka lloje të shumta ushtrimesh, të cilët kontrollojnë aftësinë për të lexuar tekstin dhe kuptuar atë.

Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të gjeni qasjen e duhur në këtë pjesë të provimit të IELTS-it:

  1. Hidhini një sy të shpejtë titullit të tekstit, grafikëve, tabelave dhe çdo ilustrimi tjetër që mund të gjendet në të. Këto mund t’ju japin një ide të qartë mbi temën e tektsit.
  2. Niseni leximin e teksit nga pyetjet që ju shtrohen. Kështu do të kërkoni në teskt për infomacionin specifik që ju duhet. Mos harroni se Leximi i IELTS-it nuk zgjat më shumë se një orë dhe ju duhet t’i përgjigjeni 40 pyetjeve gjatë kësaj kohe. Po të mos harxhoni më shumë se një minutë për secilën pyetje, do të keni një shtesë prej 20 minutash për të lexuar tekstet. Nëse gjetja e përgjigjes është e vështirë, shkoni te pyetja tjetër.
  3. Mos harroni se nuk ka kohë shtesë për të transferuar përgjigjet. Sigurohuni që të shkruani në fletën e përgjigjeve (answer sheet) dhe jo në test.
  4. Seksioni i Leximit në IELTS është hartuar për njerëzit që kanë një arsim mjaft të përgjithshëm. Kjo do të thotë që nuk ju nevojitet njohuri e veçantë për të kuptuar tekstet. Megjithatë, disa nga artikujt mund të jenë më formalë se të tjerët.
  5. Nëse lexoni tekstin dhe u përgjigjeni pyetjeve në mënyrë të rastësishme, jini të kujdesshëm që përgjigjet të jenë në vendin e duhur në tabelën e përgjigjeve.
  6. Pyetjet e tipit “True/False/Not Given” konsiderohen nga shumë studentë të jenë ndër më të vështirat. Në videon më poshtë mund të gjeni ndihmën e nevojshme për t’ju qasur këtyre pyetjeve me më tepër vetbesim.https://www.youtube.com/watch?v=cNyLs7YWFL8
  7. Seksioni i Leximit në IELTS përmban pyetje me fjalë që shpesh nuk janë në përgjigje. Prandaj, si pothuajse në çdo provim tjetër, duhet t’i kushtoni vëmendje sinonimeve të fjalëve kyçe.
  8. Në tekst do të hasni me siguri shumë fjalë të panjohura, komplekse dhe të gjata. Nëse merreni gjatë me to, do të humbisni kohë. Provoni këtë ushtrim: merrni një artikull në gjuhën angleze me shumë fjalë të panjohura. Hiqini nga një vijë të gjitha këtyre fjalëve të reja dhe pastaj lexojeni artikullin duke i anashkaluar ato dhe shikoni nëse e kuptoni. Me shumë gjasa do ia dilni dhe pa to.
  9. Nëse teksti që ju rastis në provim përmban shumë data, shënojini ato gjatë leximit, sepse shpesh datat mund të mbajnë informacione shumë të rëndësishme.

Këshillat tona pa praktikë të mjaftueshme me teste do të jenë veçse teori jo shumë dobiprurëse! Bëni sa më tepër teste dhe në kohën tuaj të lirë, lexoni sa më tepër artikuj! Abonohuni në gazeta e revista të tipit: The Economist, Financial Times, The New Yorker.

Për çdo ndihmë të mëtejshme, ne gjendemi me mësues profesionistë shqiptarë dhe të huaj, në qendër dhe online!

Leave a Comment

*

*