IELTS – Formati i Provimit

Provimi IELTS përbëhet nga katër module: Të Dëgjuarit, Të Lexuarit, Të Shkruajturit dhe Të Folurit. Ky provim ndahet në versionin IELTS Academic dhe IELTS General. Seksioni Dëgjimor dhe ai i Të Folurit janë njëlloj në të dyja versionet e provimit. Studentët që zgjedhin IELTS Academic, ama, përballen me më tepër vështirësi në seksionin e të Lexuarit dhe të Shkruarit.

Pjesa Dëgjimore e IELTS përbëhet nga katër pjesë ku secila prej tyre sa vjen e bëhet më e vështirë. Çdo pjesë është një dialog (a monolog) i shkurtër që pasohet nga një sërë pyetjesh. Është thelbësore të ushtroheni shumë dhe t’ja mësoni mirë kleçkat këtij seksioni duke qenë se audiot do të luhen vetëm një herë. Keni 40 minuta në dispozicion për këtë pjesë të provimit.

Në seksionin e Të Lexuarit (versioni akademik), kandidatët njihen me tre tekste dhe 40 pyetje, 13-14 pyetje për tekst. Në versionin General, tekstet kanë tendencën të jenë më të shkurtër dhe mund të jenë deri në 5 të tillë. Kandidatët do të kenë 60 minuta për të lexuar të gjithë tekstet dhe të plotësojnë fletën e përgjigjeve.

Në seksionin e Të Shkruarit do të keni dy pjesë (tasks): në versionin akademik, Writing Task 1 kërkon përshkrimin e një grafiku, diagrami a tabele. Në versionin General, në Task 1 zakonisht kërkohet shkrimi i një letre me rreth 150 fjalë. Pjesa e dytë e këtij seksioni është e njëjtë; duhet të shkruani një ese me rreth 250 fjalë. Edhe ky seksion, ashtu si Të Lexuarit, zgjat 60 minuta.

Këto tre seksione të provimit zgjasin 2 orë e 45 minuta. Për pjesën e Të Folurit do të duhen rreth 10-15 minuta. Të Folurit ndahet në tre pjesë. Si fillim, ju do të pyeteni për preferencat dhe pasionet tuaja, interesat dhe arsyet se përse po e bëni këtë testim. Në pjesën e dytë do t’ju jepet një letër me një temë mbi të cilën duhet të flisni 1 minutë dhe do të keni edhe një minutë tjetër për t’u përgatitur. Në pjesën e tretë dhe të fundit, ju do të zhvilloni një diskutim më të gjerë me ekzaminuesin rreth temës së cikur më sipër.

Kaq ishte. 🙂 Tani prisni rezultatet të cilat do t’ju komunikohen pas rreth dy javësh.
Shikoni një përmbledhje të formatit të provimit më poshtë:

IELTS
Të Dëgjuarit 40 dialogje 40 minuta
Të Lexuarit 3 tekste, 40 pyetje 60 minuta
Të Shkruarit 2 pjesë (përshkrimi i një grafiku + ese) 60 minuta
Të Folurit 3 dialogje reth 15 minuta

Shikoni edhe videon më poshtë për më tepër: