Home
Gjuhë
Gjuhë Italiane

Gjuhë Italiane

Kursi i gjuhës italiane zhvillohet prej disa vitesh tashmë dhe studentët tanë variojnë nga studentë që ndjekin kursin për të përmirësuar performancën e tyre në shkollë, në studentë që përgatiten për t’u punësuar në Call Center të ndryshëm që operojnë në qytet, apo studentë që përgatiten për të studjuar apo punuar në Itali.

Ky kurs i një karakteri të përgjithshëm fokusohet njëlloj në të katër aftësitë gjuhësore. Kursi i kushton një vëmendje të veçantë edhe aspekteve strukturore dhe gramatikore të gjuhës italiane, ku edhe pjesa më e madhe e studentëve hasin vështirësi. Një pjesë tjetër e rëndësishme e kursit është edhe aspekti kulturor. Elementë të civilizimit dhe kulturës italiane janë shpesh tema diskutimi dhe krahësimi, sigurisht sipas edhe nivelit gjuhësor të studentëve. Temat e diskutimit variojnë nga ato të thjeshtat (rreth kuzhinës italiane) deri në më komplekset (p.sh.situata aktuale ekonomike a politike në Itali). Smart Center zhvillon edhe kurse përgatitore profesionale ose për provime , si:

Italisht për Maturën Shtetërore

Italisht për provimin CELI 3

Italisht për Call Center

Kurs Italisht
Mosha Minimale: Mbi moshën 8 vjeç

Niveli: Fillestar – Të avancuar (A1 – C1)
Frekuentimi: 3 ose 5 orë/javë
Nisja: Në çdo kohë
Kohëzgjatja: Niveli A1 & A2, 80 orë secili; B1 – C1, 100 orë secili
Pagesa: 3.000 lekë/muaj (12 orë/muaj) ose 5000 lekë/muaj (20 orë/muaj)

2 Comments

Leave a Comment

*

*