Home
Gjuhë
Gjuhë Gjermane

Gjuhë Gjermane

Kurset e Gjuhës Gjermane, si të gjithë kurset e gjuhëve të huaja që ne zhvillojmë, ndahen në dy lloje:  kurse me ritëm normal dhe intensiv. Kursi normal zhvillohet dy orë në javë, ndërsa ai intensiv katër orë në javë.  Ne zotërojmë një larmishmëri metodash të cilat i përshtasim në varësi të grupmoshave, por edhe specifikave të grupeve.

Mësuesi i gjermanishtes, me një përvojë të gjerë në mësimdhënie,  ka përgatitur një numër të madh studentësh që gjermanishten e kanë zgjedhur kryesisht për arsye punësimi apo shkollimi në Gjermani, por edhe për arsye pasioni për gjuhët e huaja. Mësuesi ka përvojë të gjerë mësimdhënieje, madje edhe në Gjermani.

Më poshtë kemi shkruar edhe një përshkrim të kohëzgjatjes së kursit, bazuar edhe në sygjerimet e Deutsche Welle.

Për të qenë niveli A1 nevojiten rreth 75 orë mësimore

Për të qenë niveli A2.1 nevojiten rreth 150 orë mësimore

Për të qenë niveli A2.2 nevojiten rreth 225 orë mësimore

Për të qenë niveli B1.1 nevojiten rreth 300 orë mësimore

Për të qenë niveli B1.2 nevojiten rreth 400 orë mësimore.

Kurs Gjermanisht Vlore

 

Niveli: Fillestar – Të avancuar A1 – C1)
Mosha Minimale: 8 vjeç

Frekuentimi: 2 ose 4 orë/javë
Nisja: Në çdo kohë
Kohëzgjatja: Lexoni më sipër
Pagesa: 18.000 lekë/niveli (paguhet brenda 10 ditëve të para të kursit)
*Pagesa mund të ndahet edhe në dy këste prej 10.000 lekësh.

Leave a Comment

*

*