Kurse Anglisht

Smart Center ofron kurse anglisht në Vlorë dhe online me ritëm normal dhe intensiv për të rritur dhe fëmijë. Më poshtë po ju paraqesim një pasqyrë të plotë të kurseve tona të gjuhës angleze:

Kurse Anglisht për të Rritur

Kursi anglisht për të rritur është hartuar për studentë që duan të zhvillojnë të katër aftësitë gjuhësore, si: lexim, shkrim, dëgjim & komunikim. Kursi i anglishtes së përgjithshme do të përmirësojë edhe strukturën dhe gramatikën, sikurse shqiptimin dhe rrjedhshmërinë tuaj.

Çfarë të prisni nga ky kurs?

Mësueset tona me një përvojë disa-vjeçare do të ndjekin ecurinë tuaj gjatë kursit dhe do t’ju caktojnë detyra për të ndihmuar në konsolidimin e dijes suaj. Metodat tona ofrojnë edhe mundësinë për t’u ushtruar nëpërmjet platformave që instalohen në kompjuter. Kështu ju mund të punoni edhe në mënyrë autodidakte me pikat tuaja më të dobëta.

Çfarë ndodh pas kursit?

Kurse anglisht për të rritur

Studentët që përfundojnë nivelin mesatar certifikohen nga qendra dhe përveç kësaj, studentët kanë mundësinë të zgjedhin midis një sërë provimesh të ofruar nga Universiteti i Cambridge-it dhe të tjerë. Këto provime njihen në shumë shtete të botës për arsye punësimi apo studimi.

Mosha: 16+
Niveli: Fillestar – Të avancuar (A1 – C1)
Frekuentimi: 2 ose 4 orë/javë
Nisja: Në çdo kohë
Kohëzgjatja: Niveli A1 & A2, 80 – 100 orë secili; B1 – C1, 100 – 120 secili
Pagesa: 3.000 lekë/muaj (8 orë/muaj) ose 6000 lekë/muaj (16 orë/muaj) Ideal për: nxënësit, studentët dhe profesionistët që duan të rrisin nivelin e përgjithshëm të anglishtes së tyre.

Kurse Anglisht për Provime Ndërkombëtare

Për ata studentë që dëshirojnë të sfidojnë veten, të perfeksionojnë anglishten, përmirësojnë aftësitë akademike dhe të rrisin mundësitë për punësim në të ardhmen, Smart Center ofron programe përgatitore për provime ndërkombëtare. Kurset përgatitore për provime mund të zhvillohen në grup ose individualisht. Kursi individual hartohet sipas nevojave të studentit dhe mund të zhvillohet me ritëm normal ose intensiv. Disa nga provimet për të cilat mund të përgatiteni në qendrën tonë janë:

  • TOEFL
  • IELTS
  • FCE
  • CAE
  • CPE
  • Aptis

Kurse Anglisht për Fëmijë

Mësimi i gjuhës angleze është vetëm një pjesë e kursit për fëmijë; patjetër pjesa më e madhe, por jo e vetmja. Smart Center fokusohet edhe në zhvillimin personal të fëmijës suaj. Ne i kultivojmë fëmijëve vetëbesimin dhe dashurinë për të mësuar më shumë, për të folur më shumë dhe për të kuptuar më shumë anglisht falë një sërë aktivitetesh, të gjitha duke përdorur gjuhën angleze.

Ne i mirëpresim fëmijët tuaj gjatë gjithë vitit, duke përfshirë edhe pushimet e verës. Kursi zhvillohet dy herë në javë, përgjithësisht në fundjavë, duke qenë se fëmijët janë më të lirë atëherë, por edhe javës. Në përfundim të çdo niveli, fëmijët rrisin vetëbesimin duke u testuar edhe në provime ndërkombëtare për fëmijë, YLTE, të hartuara nga Universiteti i Michigan-it, në bashkëpunim me atë të Cambridge-it. Mësueset tona kujdesen që përvoja e fëmijëve tuaj në Smart Center të jetë e tillë që t’i motivojë ata ta duan gjuhën angleze në çdo stinë, gjatë gjithë jetës.

Grupmosha: 5– 12 vjeç
Kohëzgjatja: 70 – 80 seanca
Frekuentimi: 2 në javë
Nisja: në çdo kohë
Niveli: fillestar deri në mesatar (A1 – B1)

Më Shumë Anglisht, Më Shumë Miq, Më shumë Argëtim!

Në Smart Center ju gjeni kurse anglisht në klasë dhe online, kurse individuale dhe në grup me ritëm intensiv ose normal për të rritur dhe fëmijë. Ne e kemi perfeksionuar të mësuarin e anglishtes!