Home
Gjuhë
Gjuhë Angleze
Për Fëmijë

Për Fëmijë

Më Shumë Anglisht, Më Shumë Miq, Më shumë Argëtim

Mësimi i gjuhës angleze është vetëm një pjesë e kursit për fëmijë; patjetër pjesa më e madhe, por jo e vetmja. Smart Center fokusohet edhe në zhvillimin personal të fëmijës suaj. Ne i kultivojmë fëmijëve vetëbesimin dhe dashurinë për të mësuar më shumë, për të folur më shumë dhe për të kuptuar më shumë anglisht falë një sërë aktivitetesh, të gjitha duke përdorur gjuhën angleze.

Ne i mirëpresim fëmijët tuaj gjatë gjithë vitit, duke përfshirë edhe pushimet e verës. Kursi zhvillohet dy herë në javë, përgjithësisht në fundjavë, duke qenë se fëmijët janë më të lirë atëherë. Në përfundim të çdo niveli, fëmijët rrisin vetëbesimin e tyre duke u testuar edhe në provime ndërkombëtare për fëmijë, YLTE, të hartuara nga Universiteti i Michigan-it, në bashkëpunim me atë të Cambridge-it. Mësueset tona kujdesen që përvoja e fëmijëve tuaj në Smart Center të jetë e tillë që t’i motivojë ata ta duan gjuhën angleze në çdo stinë, gjatë gjithë jetës.

IMG_6502

 

Grupmosha: 5– 12 vjeç
Kohëzgjatja: 80 – 100 seanca
Seanca: 2 në javë

Fillon: në çdo kohë
Niveli: fillestar deri në mesatar (A1 – B1)

2 Comments

Leave a Comment

*

*