Gjermanishtja Online – Niveli Fillestar

Dëshironi të aplikoni për punësim në Gjermani? Të ndiqni studimet universitare atje? Të paraqisni në ambasadë një certifikatë ndërkombëtare të njohurive gjuhësore për bashkim familjar? Kursi ynë më i ri ju ndihmon për të gjitha këto objektiva.
Në këtë kurs do të arrini progresin që dëshironi në gjermanisht për një kohë të shkurtër. Mësuesja jonë do e monitorojë ecurinë tuaj gjatë gjithë kohës; do t’ju japë vazhdimisht feedback dhe nëpërmjet këshillimit individual, ju t’i qaseni vështirësive që hasni me sukses.
Grupi më i ri i gjermanishtes online do të jetë i nivelit A1. Niveli do të zgjasë 20 javë dhe ne synojmë që në përfundim të tij, ju të jeni pranë arritjes së certifikimit ndërkombëtar të gjuhës gjermane, Goethe-Zertifikat A1. Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 është një testim i gjuhës gjermane për të rritur, i cili dëshmon njohuritë bazë të gjuhës dhe i përket nivelit të parë (A1) të shkallës gjashtë nivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve.
Niveli: A1
Kohëzgjatja: 60 orë
Pagesa: 180 euro
Ditët: e hënë/e mërkurë/e premte
Orari: 18.00 – 18.50
Nurmi i studentëve: 4-6 për grup.
Për çdo pyetje e paqartësi, ju mirëpresim në: 069 31 40 170 & [email protected]!