EIPASS

Eipass - Smart Center Vlore
Certifikimit EIPASS

EIPASS (Europian Informatics Passport), Pashaporta Europiane e Informatikës, është certifikim i parametrave europianë i njohur në të gjithë botën i cili teston njohuritë tuaja në informatikë. Studentët që zgjedhin të testohen dhe të kenë një certifikatë EIPASS zhvillojnë e thellojnë më tej aftësitë e tyre dhe në të njëjtën kohë rrisin vetëbesimin duke arritur një standard ndërkombëtar njohurish në informatikë. EIPASS është hartuar nga akademikë dhe ekspertë ndërkombëtarë të teknologjisë dhe përkrahet nga qeveritë e vendeve të ndryshme, shoqatat informatike, institucionet arsimore e më tej. Jashtë Evropës njihet si IIPASS (International Informatics Passport).
14 Produktet e  EIPASS
EIPASS Administrata Publike
EIPASS Teacher
EIPASS 7 Module
EIPASS Lab
EIPASS Web
EIPASS Progressive
EIPASS Lim
EIPASS BASIC
EIPASS ONE
EIPASS Digital Health
EIPASS Junior
EIPASS Cad
EIPASS Digital School
EIPAS Digital Teacher.
Çfarë përfitojmë nga EIPASS?
Në çdo sektor njohuritë kompjuterike janë tashmë një kusht për të pasur sukses. Sipas vlerësimeve të Komisionit Europian deri në vitin 2015, 90 % e punëve në të gjithë sektorët do të kërkojnë shkathtësi në informatikë. Certifikata EIPASS është e vlefshme si certifikatë e aftësimit profesional dhe është e njohur me kredite në mjediset shkollore dhe akademike. EIPASS tregon se shkollat dhe universitetet të cilat e aprovojnë këtë program janë në linjë me standardet ndërkombëtare dhe madje studentët shqiptarë që shkojnë me studime në Itali nuk e zhvillojnë provimin e informatikës në universitet duke i pasur kështu kreditet me zotërimin e një certifikate EIPASS. Nëpërmjet kësaj certifikate ju testoheni në menaxhimin e Sistemit Operativ Windows, Microsoft Word, Excel, Access, Internet dhe Networking. EIPASS i shton vlera CV-së tuaj duke rritur mundësinë e punësimit dhe karrierës dhe ju mundëson të keni qasje të sigurt dhe të barabartë në shoqëri.