EIPASS 7 Modulet

Prej disa javësh Smart Center është akredituar nga Certipass si qendër rajonale për EIPASS, Pasaporta Europiane e Informatikës. EIPASS ofron katërmbëdhjetë certifikime ndërkombëtare. Edhe më parë shumë të rinj, profesionistë e veçanërisht mësues, kishin dëgjuar për rëndësinë e këtyre provimeve dhe, kryesisht, për provimin që edhe ne rekomandojmë më tepër, EIPASS 7 Modulet.  EIPASS 7 Modulet, sikurse kuptohet edhe nga emri, përmban 7 module, si më poshtë:
Moduli 1: Bazat e Teknologjise se informacionit/IT basic concept
Moduli 2: Menaxhimi i funksioneve baze te sistemit operativ/O.S. Basic Management
Moduli 3: Përpunimi i tekstit/Word Processing
Moduli 4: Fleta elektronike/Spreadsheet
Moduli 5: Bazat e te dhenave/Database
Moduli 6: Prezantimet multimediale/Slideshow
Moduli 7: Internet & Networking
Çfarë është EIPASS 7 Modulet?
EIPASS është një provim që ofron shumë fleksibilitet. Studentët që regjistrohen për EIPASS 7 Modulet (dhe për këdo nga provimet e tjera) pajisen me një kartë, Ei-Card. Pas regjistrimit studentëve ju dërgohen me email të dhënat  për t’u  loguar në profilin e krijuar për ta në platformën Didasko. Didasko është një platformë online në të cilën mund të gjeni të strehuar materialet didaktike për t’u përgatitur për provimin. Çdo modul i provimit shoqërohet me një libërth që mund ta shkarkoni kurdo.
Si të përgatiteni për provimin?

Avantazhi më i madh i EIPASS është praktikimi paraprak që mund të bëni nëpërmjet testeve provë që ndodhen në platformën Didasko. Ju mund të praktikoheni për secilin nga modulet e përmendura në krye. Secili modul përmban 30 pyetje, si në provimin final, ashtu edhe në testet provë. Studentët që nuk e ndjejnë nevojën për t’u trajnuar në një qendër kursesh, mund të ushtrohen online nëpërmjet këtyre testeve tepër të dobishme.Eipass Praktika
Përse EIPASS 7 Modulet?
Të gjithë provimet EIPASS janë vlerë shtuar CV-së tuaj. EIPASS është provim ndërkombëtar që shton mundësitë e punësimit në çdo shtet europian dhe jo vetëm. Për të gjithë profesionistët, EIPASS është provimi i duhur për të sfiduar veten dhe njohuritë e tyre kompjuterike, por veçanërisht për mësuesit e çdo lënde, EIPASS do të thotë 14 kredite me tepër.
Informacioni i mësipërm mund të jetë ende konfuz për disa prej jush, por në ditët në vijim ne do të përpiqemi t’ju mundësojmë të dhëna edhe më të detajuara. Deri atëherë, bëhuni gati për t’u regjistruar për EIPASS!!!