Edhe Provimet e Kembrixhit në Smart Center

Smart Center është prej vitit 2012 qendra më e madhe e provimeve ndërkombëtare në Vlorë. E nisëm këtë rrugëtim me provimet ndërkombëtare të universitetit të Michigan-it dhe e vijojmë tani me emrin më të njohur të provimeve ndërkombëtare, Cambridge ESOL. Në ambjentet e Smart Center do të zhvillohen provimet: YLE, KET, PET, FCE, CAE dhe CPE. Kembrixh në Smart Center
Këto provime janë zgjedhur nga rreth 3 milion kandidatë në më shumë se 130 shtete. Rreth 110,000 punëdhënës, universitete dhe instuticione qeveritare i njohin provimet e Kembrixhit në botë.
Provimet e Kembrixhit janë pjesë e listës së provimeve të njohur nga MAS për tërheqjen e diplomave pasuniversitare. Në Smart Center do të kryejmë provimin e parë në 21 maj. Mos harroni se ndryshe nga përvojat e mëparshe, në provimet e Kembrixhit regjistrimet mbyllen 1 muaj para datës së provimit. Afati i fundit i regjistrimit është në 22 prill. Për çdo regjistrim të mëvonshëm, aplikohen penalitete. Konkretisht, javën e parë pas afatit të regjistrimit penaliteti është 25 euro; javën e dytë e në vazhdim 50 euro.
Më poshtë do të gjeni listën e çmimeve:

Provimi Çmimi
YLE  €60
KET  €120
PET  €130
FCE  €170
CAE  €175
CPE  €180

Për regjistrime, na kontaktoni në: 069 31 40 170 & [email protected]!