Disa arsye përse duhet ta mësoni anglishten

Nëpërmjet gjuhës, ne ndajmë idetë dhe mendimet tona me të tjerët. Në botë ekzistojnë me mijëra gjuhë, por ajo që lidh kombet anekënd botës është gjuha angleze. Anglishtja është një gjuhë ndërkombëtare, e pranuar nga të gjithë. Të qenit dominuese në çdo fushë: biznes, mjekësi, transport, teknologji, tregti apo marketing, padyshim e bën anglishten një gjuhë të nevojshme për t’u mësuar.

Gjuhë e Përbashkët

Gjuha angleze konsiderohet si gjuhë e përbashkët e huaj, kjo do të thotë se dy njerëz që vijnë nga dy shtete të ndryshme zakonisht përdorin anglishten si gjuhë të përbashkët për të komunikuar. Pra, nëse ju flisni anglisht, kjo ju ndihmon të komunikoni jo vetëm me njerëz nga shtete anglisht-folëse, por edhe me njerëz nga e gjithë bota.

Studimet dhe Karriera

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është anglishtja për karrierën dhe studimet, sidomos ato jashtë vendit. Në ditët e sotme çdokush ka mundësi të studiojë në vende të ndryshme të botës dhe njohja e mirë e anglishtes është një nga kriteret kryesore për shumë institucione dhe universitete.

Shumica e kërkimeve dhe studimeve shkencore janë të shkruara në gjuhën angleze me qëllim që çdo matërial të jetë i aksesueshëm për studentët ndërkombëtarë.

Anglishtja ju shton edhe mundësitë për t’u punësuar nga kompani ndërkombëtare, sikurse edhe ato vendase. Zakonisht kompanitë e mëdha punësojnë ata profesionistë që janë edhe njohës të mirë të anglishtes.

Udhëtimet

Nëse kuptoni dhe komunikoni në anglisht, ju mund të udhëtoni rreth botës ku të dëshironi. Udhëtimet bëhen më interesante nëse mësoni më shumë mbi kulturën, traditat dhe zakonet e popujve të ndryshëm të vendeve që vizitoni. Duke qenë gjuhë ndërkombëtare për të huaj, ju do të gjeni ndihmë lehtë për çdo nevojë në çdo vend të huaj. Që në momentin kur planifikoni udhëtimin, çdo faqe për rezervimin e tij ka anglishten si opsion për rezervim. Por edhe sikur t’i binit shkurt duke shkuar në një agjenci turistike për ta rezervuar, prapë se prapë, sa ju bën që e keni syrin të hapur kudo të shkoni duke shpalosur të gjitha cilësitë dhe vlerat tuaja me të shprehurit lehtësisht.

Interneti dhe Televizioni

Shumica e faqeve në internet janë të shkruara dhe të krijuara në anglisht. Madje edhe faqet në gjuhë të tjera kanë gjithashtu një opsion që ju mundëson të përktheni faqen. Teknologjia dhe interneti kanë anglishten gjuhën e tyre, por njëherazi ato bëhen edhe burime për të mësuar në mënyrë pasive këtë gjuhë. Anglishtja, në fakt, është edhe gjuha më e thjeshtë në botë për t’u mësuar, pasi ka shumë burime në dispozicion.

Mos prisni gjatë për të investuar kohë e pak mund në mësimin e një gjuhe kaq të dobishme. Siç e themi vazhdimisht, ky është ndër ato investime që ju kthehen pas shumëfish. E ku ka më të mirë se kursi i anglishtes në Smart Center.