Home
AutoCAD

AutoCAD

Programi AutoCAD, nga Autodesk, është një nga programet e parë CAD (Computer-aided design) dhe sot është aplikacioni më i përdorur gjerësisht në CAD. AutoCAD përdoret për hartimin në planimetri 2D dhe modelim në 3D në çdo disiplinë, duke përfshirë shumë fusha përdorimi: arkitekturë, mobileri, inxhinieri ndërtimi, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike, inxhinieri nafte, elektronikë, dizajn të brendshëm, dizajn industrial, etj.

Në kursin e trajnimit për programin AutoCAD pranë Smart Center, ju do të njiheni me ndërfaqen, komandat, realizimin e planimetrive në 2D dhe modelim/renderizim në 3D.

Kursi do të ketë një total prej 22 orësh, kohë e mjaftueshme për të mësuar, praktikuar dhe përvetësuar AutoCAD-in. Leksionet do të zhvillohen nga mësuesja jonë, Mirbana Lame, me eksperiencë mbi 10-vjeçare në këtë fushë.

Përvetësimi i AutoCAD-it është investim për certifikimin e një profesioni të kërkuar sot në tregun e punës.

Leave a Comment

*

*