Home
Anglishtja online

Anglishtja online

The limits of my language are the limits of my world

Gjithçka nisi me Xhilin dhe vazhdon me të, jo se është studentja jonë e parë online, por sepse Xhili është ndër më përkushtuarat studente dhe ndër rastet më të mira për t’u mburrur me kurset online. Xhili është shqiptare, por tash e shumë vjet jeton në Itali dhe prej andej dëshironte të përmirësonte njohuritë e gjuhëve të huaja të cilat ishin tre: anglisht, spanjisht dhe gjermanisht. Të treja mësueset punojnë në Smart Center. Mësuesja e anglishtes isha unë dhe më poshtë do rrëfej përvojën time.Kurs Anglisht
Xhili përgatitej për letërsinë angleze, dhe, duke qenë se unë nuk jam mësuese letërsie, mësimet me të, përveçse angazhuese, më kanë shijuar vërtetë. Ora e mësimit zhvillohej me skype dhe, veç librave të fotokopjuar, konsultonim shumë faqe online. Gjatë punës këto mjete na e lehtësonin procesin:

Google Docs (Drive)

I love google! Nëpërmjet dokumenteve që ndanim në google, mund të korrigjoja esetë e Xhilit në kohë reale dhe ajo të shihte ndryshimet apo komentimet në moment. Për testimet që kryenim përdornim google docs gjithashtu. Me pak fjalë, gjithçka ndodhte sikur Xhili të ishte pranë meje në klasë.

Dropbox

Dropbox-i është pa diskutim një lehtësim për mësimet online. Kurdoherë që më nevojitej t’i dërgoja Xhilit materiale të mëdhaja (mbi 20mb) më duhej të përdorja dropbox-in, duke qenë se email-i nuk mund t’i ngarkonte materialet e rënda. Në dropbox mund të çelni një llogari dhe prej aty të keni dosje të përbashkëta me persona që ju zgjidhni, në këtë rast Xhili. Në dosje mund të keni çdo material, dokument, audio ose video.

Youtube

Përveç leksioneve të librit a atyre online, pothuajse për çdo autor anglez mund të gjeja dokumentare a filma të veprave që analizonim. Në këtë mënyrë leksionet konkretizoheshin më shumë dhe me autorët Xhil mund të ishte më e afërt.


Përvojën e detajuar më sipër e ndava me ju për të ilustruar se mësimi online, nga përvoja ime e derimëtashme, nuk përbën ndryshim të madh nga mësimi në klasë. Të gjitha aftësitë gjuhësore të studentit mund të zhvillohen lehtësisht online.

Xhilin e ndoqën edhe studentë të tjerë që jetojnë larg Vlorës. Marsela dhe Edra e nisën kursin në muajin që lamë pas. Nëse dëshironi të jeni prej tyre, mos ngurroni të përqafoni pasionin tuaj për gjuhët e huaja!

One Comment

Leave a Comment

*

*