Anglisht për 10 javë

Smart Center StudentsGjatë vitit të shkuar akademik, shumë studentë ndoqën kursin e gjuhës angleze pranë Smart Center. Anglishtja për shumë prej tyre, për mos të thënë për të gjithë, është gjithmonë një DUHET dhe duhet shpejt ama.
Nga  eksperinca jonë me studentët, kemi vënë re se, për shkak të ngarkesës së madhe në përfundim të semestrit të parë, shumë prej tyre detyrohen ta ndërpresin kursin në mes, duke i krijuar kështu anglishtes së tyre hapsira të dëmshme.
Si zgjedhjen më të mirë për ta, ne mundësojmë dhe sygjerojmë kurset intensive. Duke qenë se studentët janë ende në fillim të vitit akademik, ata kanë kohë të mjaftueshme për mësuar një gjuhë që, më së shumti, do ja kuptojnë vlerën pasi të kenë mbaruar studimet në universitet; atëherë kur mos-zotërimi i saj do jetë një mangësi për formimin e tyre profesional.

Avantazhet:

  • kontakti dhe praktikimi i vazhdueshëm i gjuhës
  • komunikimi me pedagogë amerikanë
  • koha e shkurtër për përfundimin e kursit
  • marrja e një certifikate më shpejt

Frekuentimi:

  • 5 seanca në javë
  • 90 minuta çdo seancë
  • 10 javë në total

Garantojmë:

  1. Cilësi
  2. Përkushtim
  3. Profesionalizëm
  4. S U K S E S

Studentët e universitetit të Vlorës, por jo vetëm, e kanë ndjerë gjithnjë mbështetjen e qendrës sonë të kurseve. Ndaj nuk mund t’i linim në baltë as kësaj here; Smart Center i ofron të gjithë studentëve të Universitetit të Vlorës 15% ULJE + kurs interneti FALAS.
Sepse ne kemi qenë studentë vetë! 😉